Kuvendi i Republikës së Kosovës

Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike

Komisioni, në kuadër të fushëveprimit dhe të përgjegjësive, i shqyrton të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me fushën e energjisë, minierave, sektorit postar, telekomunikacionit, teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, ekonomisë dixhitale, tregtisë, industrisë, turizmit, mbrojtjes së konsumatorit, naftës, mallrave strategjike, zonave ekonomike, pronësisë industriale, ndërmarrësisë, marrëdhënies së punës, punësimit, sigurisë dhe shëndetit në punë, dialogut social, sektorit privat, investimeve të huaja dhe investimeve strategjike, si dhe monitorimin e ndërmarrjeve publike.

Kalendari i aktiviteteve të komisionit

e enjte, 09:40 10 Dhjetor 2020
Salla N10

Mbledhja e komisionit

Procesverbali
Rendi i ditës
e martë, 11:00 08 Dhjetor 2020
Salla N10

Mbledhja e komisionit

Procesverbali
Rendi i ditës
e martë, 11:00 01 Dhjetor 2020
Salla N506

Mbledhja e komisionit

Procesverbali
Rendi i ditës

Përbërja e komisionit

Stafi mbështetës i komisionit

Armend

Ademaj

Koordinator

Tel: 038 200 10 627

Mob: 044 768 600

[email protected]

Muhamet

Morina

Zyrtar i lartë i fushës

Tel: 038 200 10 642

Mob: 044 208 234

[email protected]

Veton

Raci

Zyrtar i fushës

Tel: 038 200 10 649

Mob: 044 510 066

[email protected]

Dokumentet e komisionit

e martë 06 Tetor 2020

Plani i punës së komisionit për ekonomi 2020

e premte 16 Tetor 2020

RAPORTI FUNDMANDATOR 2017-2019 KOMISIONI PER ZHVILLIM EKONOMIK, INFRASTRUKTURE DHE ZHVILLIM RAJONAL

e enjte 21 Janar 2021

RAPORTI FUNDMANDATOR

FUSHËVEPRIMTARIA

Fushëveprimi i këtij Komisioni përfshin: 

  • Shqyrtimin e projektligjeve të fushëveprimit të tij;
  • Konceptimin e strategjisë së përgjithshme për zhvillimin e veprimtarive ekonomike ndërmjet Kosovës dhe shteteve të tjera, duke i bërë rekomandime Kuvendit dhe ministrisë përkatëse etj.;
  • Krijimin e infrastrukturës ligjore e të ambientit më të sigurt për investime, për marrëveshje tregtare, për koncesione në infrastrukturë, energjetikë, resurse minerale dhe që lidhen me zhvillimin e këtyre degëve ekonomike. 
  • Angazhimin për përcaktimin dhe përcjelljen e zbatimit të politikave të përgjithshme në fushën e ekonomisë, punësimit, tregtisë, industrisë, energjetikës;
  • Shqyrtimin e projektbuxhetit dhe rishikimin e buxhetit të ministrisë së resorit përkatës dhe i rekomandon Komisionit për Buxhet, shqyrtimin dhe miratimin e tij në Kuvend, duke i përfshirë edhe amendamentet;
  • Mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve të fushëveprimit të tij;
  • Mbikëqyrjen e punës së agjencive të pavarura dhe rregullatorëve të themeluara nga Kuvendi;
  • Shqyrtimin e çështjeve të tjera të përcaktuara me këtë Rregullore dhe të çështjeve, të cilat me vendim të veçantë të Kuvendit i barten këtij Komisioni; 

Në ushtrimin e funksioneve, Komisioni bashkëpunon me ministrinë e resorit përkatës dhe me të gjitha ministritë e tjera, nga të cilat mund të kërkojë të dhëna konkrete, duke përfshirë këtu edhe raportet e drejtpërdrejta të ministrave ose të personave të tjerë përgjegjës, kur kjo kërkohet nga Komisioni.