Kuvendi i Republikës së Kosovës

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport

Komisioni, në kuadër të fushëveprimit dhe të përgjegjësive, i shqyrton të gjitha çështjet që lidhen me arsimin para universitar dhe universitar, shkencën, teknologjinë, inovacionin, kulturën, rininë dhe sportin në Kosovë.

Kalendari i aktiviteteve të komisionit

e martë, 11:00 25 Maj 2021
Salla N204

Mbledhja e komisionit

Procesverbali
Rendi i ditës
e martë, 11:30 18 Maj 2021
Salla N303

Mbledhja e komisionit

Procesverbali
Rendi i ditës

Përbërja e komisionit

Stafi mbështetës i komisionit

Lule

Ymeri

Koordinatore

Tel: 038 200 10 618

Mob: 044 131 505

Shaip

Goxhuli

Zyrtar i lartë i fushës

Tel: 038 200 10 643

Mob: 044 214 640

Dokumentet e komisionit

(Nuk ka dokumente)

FUSHËVEPRIMTARIA

Fushëveprimi i këtij komisioni përfshin:

  • Shqyrtimin e legjislacionit nga fusha e arsimit, shkencës, teknologjisë, inovacionit, kulturës, rinisë dhe sportit;
  • Çështjet që lidhen me planifikimin e zhvillimit strategjik dhe politikave zhvillimore në lëmin e arsimit, të kulturës, të rinisë dhe të sportit;
  • Çështjet që lidhen me buxhetin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe të Ministrisë për Kulturë, Rini e Sport;
  • Çështjet që lidhen me procesin e reformimit dhe të ngritjes së cilësisë të të gjitha niveleve arsimore, kulturore dhe shkencore në Kosovë;
  • Pozitën materiale të institucioneve arsimore, kulturore dhe shkencore të të punësuarve në këto institucione, etj.;
  • Çështjet që lidhen me procesin e reformimit dhe të ngritjes së cilësisë të të gjitha niveleve arsimore dhe kulturore në Kosovë;
  • Çështjet që lidhen me zhvillimin e teknologjive të reja dhe të inovacioneve në menaxhimin e resurseve publike dhe private;
  • Politikën e bashkëpunimit ndërkombëtar të Kosovës në lëmin e arsimit, të shkencës, të teknologjisë, të kulturës, të rinisë dhe të sportit;
  • Shqyrtimin e projektbuxhetit dhe rishikimin e buxhetit të ministrisë së resorit përkatës dhe i rekomandon Komisionit për Buxhet, shqyrtimin dhe miratimin e tij në Kuvend, duke i përfshirë edhe amendamentet;
  • Mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve nga fushëveprimi i tij;
  • Shqyrtimin e çështjeve të tjera, të përcaktuara me këtë Rregullore dhe të çështjeve të cilat me vendim të veçantë të Kuvendit i barten këtij komisioni.