Komisioni, në kuadër të fushëveprimit dhe të përgjegjësive, i shqyrton të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me fushën e energjisë, minierave, sektorit postar, telekomunikacionit, teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, ekonomisë digjitale, e ndërmarrjeve publike, tregtisë, industrisë, turizmit, mbrojtjes së konsumatorit, metrologjisë, akreditimit, standardizimit, naftës, mallrave strategjike, pronësisë industriale, zonave ekonomike, sektorit privat, inovacionit, ndërmarrësisë, investimeve të huaja dhe investimeve strategjike.
Fushëveprimi i këtij Komisioni përfshin:
Në ushtrimin e funksioneve, Komisioni bashkëpunon me ministrinë e resorit përkatës dhe me të gjitha ministritë e tjera, nga të cilat mund të kërkojë të dhëna konkrete, i duke përfshirë këtu edhe raportet e drejtpërdrejta të ministrave ose të personave të tjerë përgjegjës, kur kjo kërkohet nga Komisioni.