Kuvendi i Republikës së Kosovës

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale 

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, është komision funksional, i cili në kuadër të fushëveprimit dhe përgjegjësive, i shqyrton të gjitha çështjet që lidhen me shëndetësinë dhe mirëqenien sociale.

Kalendari i aktiviteteve të komisionit

e enjte, 13:00 22 Shkurt 2024
Salla N506

Mbledhja e komisionit

Procesverbali
Rendi i ditës
e enjte, 10:30 22 Shkurt 2024
Salla N302

Mbledhja e komisionit

Procesverbali
Rendi i ditës
e martë, 11:00 13 Shkurt 2024
Salla N10

Mbledhja e komisionit

Procesverbali
Rendi i ditës

Përbërja e komisionit

Stafi mbështetës i komisionit

Shpresa

Haxhijaj

Koordinatore

Tel: 038 200 10 640

Mob: 044 666 835

[email protected]

Besim

Haliti

Zyrtar i lartë i fushës

Tel: 038 200 10 651

Mob: 044 613 370

[email protected]

Dokumentet e komisionit

(Nuk ka dokumente)

FUSHËVEPRIMTARIA

Fushëveprimi i këtij Komisioni përfshin:

-    Angazhimin për përcaktimin dhe përcjelljen e zbatimit të politikave për zhvillimin dhe
-    funksionimin efikas të shëndetësisë dhe të mirëqenies sociale;
-    Angazhimin për konceptimin e strategjisë së përgjithshme për mbrojtjen shëndetësore të
-    qytetarëve të Kosovës dhe të qytetarëve të tjerë, që përkohësisht gjenden në Kosovë, duke e nxitur aplikimin e standardeve bashkëkohore të shëndetësisë;
-    Angazhimin për sigurimin e një mirëqenieje të kënaqshme në Kosove, duke i përfshirë
-    sigurimin dhe mbrojtjen sociale të qytetarëve të Kosovës, mbrojtjen sociale të invalidëve të luftës, të familjeve të dëshmorëve, të invalidëve të punës, të të burgosurve politikë dhe të familjeve të tyre, të të gjitha kategorive të të paaftëve për punë dhe ndërtimin e një sistemi të efektshëm pensional për të gjitha kategoritë.
-    Angazhimin për shqyrtimin e programit të Qeverisë, të mënyrës dhe të nivelit të zbatimit të tij në fushën e shëndetësisë dhe të mirëqenies sociale dhe i jep rekomandime Kuvendit;
-    Angazhimin për identifikimin e programeve specifike të Qeverisë, përkatësisht të ministrisë së resorit përkatës dhe në bashkëpunim me Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, e bën shqyrtimin e hollësishëm si është bërë financimi dhe menaxhimi i tyre;
-    Shqyrtimin e legjislacionit të fushëveprimit të tij;
-    Shqyrtimin e projektbuxhetit dhe rishikimin e buxhetit të ministrisë së resorit përkatës dhe i rekomandon Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, shqyrtimin dhe miratimin e tij në Kuvend, duke i përfshirë edhe amendamentet;
-    Mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve të fushëveprimit të tij;
-    Shqyrtimin e çështjeve të tjera, të përcaktuara me këtë Rregullore dhe të çështjeve, të cilat me vendim të veçantë të Kuvendit i barten këtij Komisioni.


Për ushtrimin e funksioneve, Komisioni bashkëpunon me ministrinë e resorit përkatës dhe me të gjitha ministritë e tjera, nga të cilat mund të kërkoj të dhëna konkrete, duke i përfshirë këtu edhe raportet e drejtpërdrejta të ministrave ose të personave të tjerë përgjegjës, kur kjo kërkohet nga Komisioni.