Lajmi i publikuar sot në portalin "Periskopi” dhe disa media të tjera se kinse Kryetarja e Kuvendit, dr. Vjosa Osmani ka kërkuar mbrojtje personale nga KFOR-i, është i pavërtetë.
Po ashtu edhe citimi kinse nga takimi i saj me ambasadat e QUINT-it, është i pavërtetë.
Ndaj komplet lajmi është i pavërtetë.
Kërkojmë nga mediat respektive që ta publikojnë demantin dhe ta largojnë lajmin nga portalet e tyre.