Kuvendi i Republikës së Kosovës

Kryesia e Kuvendit mbajti mbledhjen e radhës

05.01.2021
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, u mblodh sot nën drejtimin e kryeparlamentares dr. Vjosa Osmani, për të shqyrtuar kërkesën e kryeministrit për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, me pikë të vetme të rendit të ditës, shqyrtimin e Propozim-Vendimit të Qeverisë për dërgimin e Kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit. 
 
Kryesia vendosi që konform kërkesës, seanca e jashtëzakonshme të mbahet sot, më 5 janar 2021, në orën 18:00. 
 
Po ashtu Kryesia autorizoi Komisionin funksional për Çështjet e Sigurisë dhe të Mbrojtjes, për shqyrtimin paraprak të këtij propozim-vendimi.