Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport

14.12.2020

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, mbajti sot mbledhjen e radhës, nën drejtimin e kryetares Valentina Bunjaku - Rexhepi, në të cilën shqyrtoi listën e kandidatëve për Anëtarë të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore.

Komisioni pas intervistimit të listës së kandidateve të anëtarëve të KKTK-së bëri përzgjedhjen e anëtarëve, duke i rekomanduar Kuvendit emërimin e tyre.

Po ashtu, anëtarët e komisionit u dakorduan që t’i drejtohen me një shkresë ministrit të Arsimit, duke kërkuar nga ai që ta sjell një raport pune lidhur me  nostrifikimin e diplomave, si dhe të shqyrtojë çështjen e studentëve të mjekësisë për përfshirjen e tyre në përfitimin e bursave.