Programi i Kuvendit ‘’Punëtoritë për Demokraci’’ po vazhdon të realizohet me nxënës filloristë nga e tërë Kosova.
Në punëtorinë e radhës, të pranishëm ishin 28 nxënës të klasës IX nga SHFMU ‘’Selman Riza’’ në Fushë-Kosovë.
Me metoda interaktive të të nxënit, nxënësit u informuan më shumë rreth sistemit demokratik të qeverisjes, funksionimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, zgjedhjeve dhe rolin e medieve në shoqëritë demokratike.
Po ashtu, rëndësi e veçantë iu kushtua edhe rolit që qytetarët aktivë luajnë në ndërtimin e mëtutjeshëm të demokracisë.
Punëtoria e sotme u përmbyll me vizitën e nxënësve në sallën e mbledhjeve plenare dhe prezantimin e punës së tyre, për temat e diskutuara gjatë punëtorisë.
Linku i pamjeve:https://www.youtube.com/watch?v=w0EGWVGynYw