Kuvendi i Republikës së Kosovës

Anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) qëndruan për vizitë pune në Drejtorinë Rajonale të AKI-së në Prizren

01.12.2021

Anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, drejtuar nga Ganimete Musliu, kryetare, kanë qëndruar për vizitë pune në Drejtorinë Rajonale të AKI-së në Prizren. 

Me këtë rast, anëtarët e këtij komisioni, janë njoftuar për së afërmi me punën e kësaj drejtorie, si dhe për aktivitetet në funksion të ruajtjes së rendit kushtetues të vendit.

Vizita të tilla, në të kaluarën janër realizuar edhe në drejtoritë tjera rajonale të AKI-së.