Kuvendi i Republikës së Kosovës

Dëgjim publik i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti

27.09.2021

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti në bashkëpunim me përfaqësues të institucioneve financiare, shqyrtoi sot Projektligjin nr.08/L-022 për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike.

Nënkryetarja e komisionit, Jeta Statovci, pasi bëri hapjen këtij dëgjimi publik, ftoi të gjithë të pranishmit të paraqesin propozimet e tyre lidhur me projektligjin në fjalë, pasi që sipas saj, ky projektligj është i një rëndësie të veçantë dhe si i tillë shërben si mekanizëm për pavarësim financiar.

Përfaqësuesit e institucioneve financiare, përveç mbështetjes së projektligjit, ata po ashtu dhanë edhe rekomandimet e tyre, që si më të nevojshmet u cilësuan: krijimi i një udhëzimi administrativ, gjithpërfshirja dhe zbatimi i ligjit. 

Në anën tjetër, përfaqësuesi nga Ministria e Ekonomisë, Agim Kukaj, ndër të tjera tha se rekomandimet e lartcekura janë vitale për zbatimin e këtij ligji, prandaj, i cili, sipas tij, nuk e ka qëllim bankrotimin e bizneseve por lehtësimin e punës së tyre. 

Në fund të gjithë u pajtuan se rekomandimet e dhëna duhet të jenë të përfshira në ligj dhe se pas miratimi të tij, ky komision duhet të ushtrojë funksionin monitorues, për ta përcjellë zbatueshmërinë e tij.