Kuvendi i Republikës së Kosovës

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes mbajti mbledhjen e radhës

28.09.2021

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, nën drejtimin e kryetarit Bekë Berisha, mbajti sot mbledhjen e radhës në të cilin u shqyrtua në parim Projektligji Nr.08/L-036 për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit.

Anëtarët e Komisionit unanimisht mbështetën projektligjin, duke i rekomanduar Kuvendit miratimin e tij. 

Në këtë mbledhje komisioni i dha përkrahje edhe nismës legjislative për hartimin e Projektligjit për komisionarin parlamentar për FSK-në, ndërsa emëroi edhe grupin punues që do të punojë në lidhje me këtë nismë.

Në fund kryetari Berisha propozoi që anëtarët e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes të zhvillojnë një vizitë në Komandën Tokësore të FSK-së, propozim ky që mori mbështetjen e të gjithë anëtarëve të Komisionit.