Kuvendi i Republikës së Kosovës

Komisioni për Legjislacion… intervistoi kandidatët për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës

03.10.2022

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, nën drejtimin e deputetit Adnan Rrustemi, kryetar, intervistoi sot kandidatët për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Pas procedurës së intervistimit, komisioni vendosi që për pozitën e 1 (një) anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga shqiptarët, Kuvendit t’i rekomandojë për votim kandidatët Alban Ajvazi dhe Besnik Bislimaj, kurse për pozitën e 1 (një) anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga radhët e komuniteteve tjera, kandidatët Ahmet Imami dhe Erkan Nobërdali. 

Kuvendi, prej 2 (dy) kandidatëve të propozuar për secilën pozitë, do të zgjedhë 1 (një) prej tyre.

Votimi i kandidatëve për anëtarë të Këshillit Gjyqësor, bëhet me votim të fshehtë.

Mandati i anëtarit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës është 5 (pesë) vjet.