Nën udhëheqjen e kryetares Fatmire Kollçaku, Komisioni për Shëndetësi mbajti sot mbledhjen konstituive.
Referuar gjendjes në vend, menaxhimit të duhur të pandemisë, si dhe sigurimit sa më të shpejtë të vaksinave për qytetarët, anëtarët e komisionit shprehën gatishmërinë e tyre për bashkëpunim, duke lënë anash kështu përkatësitë politike.