Kuvendi i Republikës së Kosovës

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale mbajti mbledhjen e parë për sesionin vjeshtor

14.09.2021

Sot, Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale mbajti mbledhje, duke hapur kështu punën për sesionin vjeshtor. Pika e vetme e rendit të ditës ishte diskutimi lidhur me situatën epidemiologjike në vend.

Gjatë diskutimit u tha se gjendja me Covid-19 është e rëndë dhe për këtë arsye duhet të veprohet shpejt. U kërkua që të mos bëhen dallime politike por të bashkohen forcat urgjentisht për të kaluar këtë situatë, që u cilësua si alarmante. 

Megjithatë, siç u tha, mënyra më e mirë e zgjidhjes së këtij problemi mbetet vaksinimi i qytetarëve, andaj edhe u kërkua nga qytetarët të mos hezitojnë në marrjen e vaksinës. 

Në fund, anëtarët e komisionit u pajtuan që ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia të ftohet për raportim gjatë kësaj jave.