Kuvendi i Republikës së Kosovës

Kryekuvendari Konjufca po qëndron për vizitë në Gjermani

21.06.2021

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, sot po qëndron në vizitë zyrtare në Gjermani me ftesë të kryetarit të Parlamentit Gjerman, Dr. Wolfgang Schauble.

Gjatë kësaj vizite, kryekuvendari Konjufca do të ketë takime në Bundestag me homologun e tij, Wolfgang  Schauble, si dhe me zyrtarë të tjerë të shtetit gjerman.