Kuvendi i Republikës së Kosovës

Kryesia e Kuvendit mbajti mbledhjen e radhës

06.12.2022

Të enjten, më 8 dhjetor, në orën 12:00, Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet në seancë plenare, për të shqyrtuar pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara plenare. Ndërkaq, të premten, më 9 dhjetor, në orën 10:00, do të mbahet seancë e re. 

Kështu vendosi Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e sotme, të drejtuar nga kryetari Glauk Konjufca, në të cilën morën pjesë edhe kryetarët e grupeve parlamentare. 

Në seancën e së premtes, pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, Kuvendi pritet të shqyrtojë një sërë projektligjesh dhe raportesh, si dhe të zgjedh disa anëtarë të bordeve dhe drejtuesish të disa institucioneve të pavarura. 

Po ashtu, Kuvendi pritet të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme të enjten, më 8 dhjetor, në orën 11:00, për të shqyrtuar Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, nr.01/110, datë 29.11.2022, për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin e energjisë edhe për 30 ditë.

Seanca e jashtëzakonshme / Vazhdimi i seancës plenare

Seanca plenare

Në mbledhjen e sotme, Kryesia e Kuvendit shqyrtoi edhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e saj.