Kuvendi i Republikës së Kosovës

Kryesia e Kuvendit: Të premten mbahet seanca plenare e radhës

03.10.2022

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, nën drejtimin e kryetarit Glauk Konjufca dhe me prezencë të përfaqësuesve të grupeve parlamentare, mbajti sot mbledhjen e radhës. 

Kryesia vendosi që Kuvendi të mblidhet në seancë të re plenare të premten, më 7 tetor 2022, në të cilën pritet të mbahet një interpelencë, të shqyrtohen disa projektligje e rekomandime. 

Në mbledhjen e sotme Kryesia miratoi raportin e shpenzimeve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për gjashtëmujorin e parë të vitit 2022 dhe shqyrtoi çështje të tjera nga fushëveprimtaria e saj.