Kuvendi i Republikës së Kosovës

Kryetari Glauk Konjufca takoi raportuesen e Komisionit të Venecias, Grainne McMorrow 

20.05.2022

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga këshilltarët, ka pritur sot në takim një delegacion të  Komisionit të Venecias të përbërë nga raportuesja Grainne McMorrow, përfaqësuesi i sekretariatit të KV-së Schnutz Dür dhe Frank Power, Shef i Zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë. 

Në takim, ndër të tjera, u diskutua për reformën në drejtësi, me theks të veçantë procesin e Vetingut dhe rëndësinë e këtij procesi për sundimin e ligjit dhe shtetit të së drejtës.
 
Kryetari Konjufca, duke e konsideruar procesin e vetingut si thelbësor  për zbatimin e reformës në drejtësi, shprehu gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe vlerësoi kontributin e këtij Komisioni në ofrimin e opinioneve dhe rekomandimeve në lidhje me çështjet ligjore që trajtohen në institucionet e Republikës së Kosovës.