Kuvendi i Republikës së Kosovës

Kuvendi mbajti seancën plenare të radhës

23.06.2022

Nën udhëheqjen e kryetarit Glauk Konjufca, Kuvendi i Republikës së Kosovës u mblodh sot me të vetmen pikë të rendit të ditës, shqyrtimin e dytë të Projektligjit nr.08/L-143 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022.  

Në emër të Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, fjalën e mori kryetari Armend Muja, i cili theksoi se projektligji është shqyrtuar nga anëtarët e komisionit dhe e ka miratuar vetëm një amendament, duk i propozuar Kuvendit miratimin e tij.

Pas hedhjes në votim me 65 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim Kuvendi miratoi Projektligjit nr.08/L-143 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022.