Kuvendi i Republikës së Kosovës

Mbledhja e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes

24.01.2022

Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, kryesuar nga Bekë Berisha, kryetar i komisionit, u shqyrtuan dhe u përkrahën në parim dy projektligje: Projektligji për Policinë Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes për Statusin e Forcave në mes të Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Kuvajtit. Këto projektligje procedohën në Kuvend dhe rekomandohet miratimi i tyre. 

Në vijim, kryetari i Komisionit Bekë Berisha njoftoi Komisionin lidhur me vizitën e nesërme në Kuvend të delegacionit nga Shqipëria, përkatësisht Komisionit për Sigurinë Kombëtare.

Krejtësisht në fund, Komisioni diskutoi edhe lidhur me Planin e Punës së Komisionit.