Kuvendi i Republikës së Kosovës

Mbledhja e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes

04.08.2022

Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, kryesuar nga Bekë Berisha, kryetar i komisionit, u zhvillua një diskutim rreth diplomacisë parlamentare në fushën e sigurisë, bazuar në propozimin e kryetarit Berisha, i cili prezantoi disa ide rreth agjendave dhe vizitave që mund t’i bëjë komisioni, me theks të veçantë me komisionet parlamentare homologe në shtete të ndryshme.

Megjithatë, pasi u shfaqën qëndrimet e anëtarëve të Komisionit pro dhe kundër këtij propozimi, u dakordua që për këtë çështje të diskutohet gjatë muajit shtator.