Kuvendi i Republikës së Kosovës

Mbledhje e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti 

28.06.2022

Sot, Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, nën drejtimin e kryetarit Ferat Shala, mbajti mbledhjen e radhës, në të cilën ishte ftuar për raportim ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, lidhur me investimet strategjike në vend.

Pasi përmblodhi raportin në formë të detajuar, ministrja Hajdari tregoi për storiet e suksesit, por edhe për sfidat nëpër të cilat po kalojnë si ministri.

Tutje, përqendrimi kryesor që pati ky takim ishte në 44 kompani të cilat kishin aplikuar për statusin e investitorit strategjik. Sipas ministres Hajdari, prej 44 aplikacioneve, 15 ishin trajtuar, 19 nuk i kishin plotësuar kriteret, kurse edhe 10 aplikacione janë ende në procedurë të trajtimit.

Pas shpjegimit nga ana e ministres, pasoi edhe debati, në të cilin anëtarët e komisionit parashtruan pyetjet dhe shqetësimet e tyre në lidhje me investitorët strategjikë.

Për fund, komisioni mbylli punimet duke i dhënë hapësirë që të diskutohet në takimin e radhës për shqyrtimin e propozimeve për ndryshimet ligjore dhe kërkesave tjera të Odës së Afarizmit të Kosovës.