Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere

21.07.2021

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, kryesuar nga kryetari Armend Muja mbajti sot mbledhjen e radhës, në të cilën u shqyrtua Projektligji  nr. 08/L-016 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.07/L-041 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021.

Projektligjin në fjalë para anëtarëve të Komisionit e prezantoi ministri i Financave Hekuran Murati.

Pas diskutimeve, kryetari Muja lexoi përmbajtjen tekstuale për secilin nen, ku pas debatit nga ana e anëtarëve të Komisionit u hodh në votim. Me 6 vota për dhe 2 kundër, Komisioni miratoi përmbajtjen tekstuale të Projektligjit nr. 08/L-016 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.07/L-041 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021.

Kryetari Muja kërkoi nga të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës që deri nesër t’i dorëzojnë propozimet e tyre në lidhje me plotësim-ndryshimin e Projektligjit.