Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport

11.05.2021

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, mbajti sot mbledhjen e radhës, të udhëhequr nga kryetari Ardian Gola.

Në këtë mbledhje u diskutua lidhur me procesin e vlerësimit dhe përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore. Ndërkaq, u vendos që vlerësimi i aplikacioneve të bëhet nga ana e anëtarëve të komisionit duke u bazuar në kriteret e parapara të konkursit për secilin kandidat.