Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport

22.07.2021

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, i udhëhequr nga kryetari Ardian Gola, mbajti mbledhjen e radhës, në të cilën u bë shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë nr. 25/19 të dt. 14.7.2021 për themelimin e institucionit të Operës së Kosovës si institucion i shërbimit publik.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, para anëtarëve të Komisionit e prezantoi dhe arsyetoi themelimin e Institucionit të Operës. Ai tha se janë bërë hapa konkretë në këtë drejtim dhe se funksionalizimi i saj mund të bëhet në vitin 2022. Përveç kësaj, Çeku deklaroi se ministria ka kryer edhe analiza të kostos financiare/ 

Përkitazi më këtë, ministri tha se në MKRS ka ardhur propozimi për hartimin e një ligji, përmes të cilit rregullohet skena e pavarur dhe infrastruktura kulturore.

“Në momentin që ligji hyn në fuqi do të kemi mundësi t’i zgjidhim të gjitha problemet”, tha Çeku. 

Anëtarët e komisionit e përkrahen këtë iniciativë duke e vlerësuar të një rëndësie të madhe për komunitetin artistik dhe kulturor të Kosovës.

Me shumicë votash komisioni e përkrahu themelimin e Operës së Kosovës dhe rekomandoi Kuvendit procedim të mëtejmë.