Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane

15.10.2021

Komisioni për Integrime Evropiane, kryesuar nga kryetarja, Rrezarta Krasniqi, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilën ka shqyrtuar Projektligjin për ratifikimin e amendamentit nr. 1, të Marrëveshjes Financiare për IPA 2017, pjesa e parë, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian. 

Lidhur me  përmbajtjen,  qëllimin dhe  rëndësinë e këtij Projektligji, sqaroi Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog në Qeverinë e Republikës së Kosovës. 

Pas kësaj, komisioni vendosi të përkrahë këtë Projektligj dhe ta procedojë tutje për shqyrtim final në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit. 

Në këtë mbledhje, komisioni shqyrtoi edhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e tij.