Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion…

09.06.2021

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, ka mbajtur mbledhjen e radhës, të cilën e ka kryesuar Adnan Rrustemi, kryetar. 

Në këtë mbledhje, janë miratuar propozimet e Ministrisë së Drejtësisë për caktimin e anëtarëve të Komisionit për dhënien e provimit të Jurisprudencës.

Poashtu, është formuar grupi punues për shqyrtimin e aplikacioneve të kandidatëve për drejtor të Agjencisë Kundër Korrupcionit.

Kurse, shqyrtimi i aplikacioneve të kandidatëve për anëtarë në Këshillin Gjyqësor të Kosovës, është shtyer për mbledhjen e radhës.

Anëtarët e këtij komisioni, janë pajtuar që kërkesën e gjashtë deputetëve në lidhje me kërkesën e ish-kryetarit të Asamblesë të gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, për t’ju drejtuar Kuvendit në lidhje me shkeljet e këtij misioni gjatë viteve të kaluara, ta adresojnë në Kryesinë e Kuvendit.