Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike

19.01.2022

Në mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, kryesuar nga kryetarja Hykmete Bajrami, u shqyrtua dhe u miratua raporti i punës së KMFP-së për vitin 2021. 

Pas shqyrtimit të planit të punës së Komisionit për vitin 2022, Komisioni vendosi që kjo pikë të miratohet në mbledhjen e radhës, meqë pati propozime shtesë për plotësim të këtij plani. 

Komisioni diskutoi edhe për inicimin e procedurave lidhur me auditimin e raporteve vjetore financiare dhe raportet e deklarimit financiar të fushatës së subjekteve politike për vitin 2021, si dhe për inicimin e procedurave lidhur me auditimin e pasqyrave vjetore financiare të ZKA-së për vitet 2021, 2022 dhe 2023. 

Komisioni kërkoi nga Kuvendi të fillojë procedurat lidhur me këtë proces.