Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike 

28.06.2022

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike mbajti sot mbledhjen e radhës, udhëhequr nga zëvendëskryetarja Arta Bajralija.

Në këtë mbledhje pikë të rendit të ditës komisioni kishte shqyrtimin e Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Universitetit të Prishtinës për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2021.

Me këtë rast të ftuar për të diskutuar mbi të gjeturat e raportit të auditimit për pasqyrat financiare vjetore, ishin përfaqësuesit e Universitetit të Prishtinës, rektori Naser Sahiti, si dhe Sekretari i Përgjithshëm, Besfort Krasniqi.

Lidhur me këtë, Rektori i Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti, kërkoi nga anëtarët e komisionit që raportimi i tyre të ndodhë në njërën nga mbledhjet e radhës, sepse, siç tha ai, për shkak të angazhimeve dhe punëve të shumta të institucionit që përfaqëson, nuk kanë mundur të jenë prezentë në këtë mbledhje disa nga anëtarët nga stafi i tij.

Anëtarët e komisionit miratuan kërkesën e rektorit, me ç’rast kjo pikë e rendit të ditës do të shqyrtohet në mbledhjen e radhës.

Po ashtu, në mbledhjen e sotme, anëtarët e komisionit shqyrtuan edhe çështje tjera nga fushëveprimtaria e komisionit.