Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione

24.01.2022

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, drejtuar nga Duda Balje, kryetare, mbajti sot mbledhjen e rregullt.

Anëtarët e këtij komisioni, pas shqyrtimit, me shumicë votash miratuan planin e punës për vitin 2021.  

Po ashtu, komisioni shqyrtoi dhe miratoi edhe raportin e punës për vitin 2022, duke caktuar kështu agjendën e punës deri në Qershor të po këtij viti.

Në fund të kësaj mbledhje, komisioni shqyrtoi edhe disa peticione nga fushëveprimtaria e tij.