Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja konstituive e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike

08.04.2021

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, nën drejtimin e kryetares Hikmete Bajrami, mbajti sot mbledhjen konstituive. 

Kryetarja hapi diskutimin për planin e punës së komisionit dhe hapat e ardhshëm në caktimin e prioriteteve.

Nga anëtarët u propozua që fillimisht të shqyrtohen raportet e vitit 2019 si dhe raportet e 10 komunave më të mëdha, të cilat kanë buxhetin më të lartë. 

Tutje, kryetarja Bajrami nga anëtarët e komisionit kërkoi që të ketë unitet dhe bashkëpunim, si dhe të lihen anash çështjet partiake në mënyrë që komisioni të kryej me sukses punën e tij.