Kuvendi i Republikës së Kosovës

Takim koordinues i GGD-së lidhur me aktivitetet në kuadër të Muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerit e Gjirit

08.10.2021

Kryetarja e Grupit të Grave Deputete,  znj. Tinka Kurti, priti sot në takim në një takim të përbashkët ish-presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga, kryetaren e Komisionit për Shëndetësi, znj. Fatmire Mulhaxha Kollçaku, kryetaren e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, njëherësh anëtare e bordit të GGD-së, znj. Duda Balje, deputeten dhe po ashtu anëtare e këtij Bordi, znj. Albana Bytyqi, si dhe themeluesen e Qendrës Kosovare për luftimin e Kancerit të Gjirit "Jeta - Vita", znj. Nafije Latifi.

Qëllimi i takimit ishte ishte koordinimi lidhur me aktivitetet që do të organizohen në kuadër të Muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerit e Gjirit. Si rrjedhojë, java e tretë e tetorit do të jetë e angazhuar tërësisht me aktivitete për këtë kauzë.

"Secila grua apo edhe burrë që preket mund të shpëtojë e mbijetojë. Statistikat janë të mëdha të atyre që preken, por çdo ditë më të mëdha të atyre që e tejkalojnë me sukses këtë sfidë. Kjo falë punës që është bërë me dekada në ndërgjegjësim dhe mbështetjes që duhet të rritet. Si institucione dhe shoqëri kemi për obligim t'i mbështesim vajzat dhe gratë e prekura”, theksoi kryetarja e GGD-së, Tinka Kurti. 

Ato u zotuan që të sigurojnë përkrahje institucionale e financiare.