Kuvendi i Republikës së Kosovës

Vizitë pune e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes në Komandën e Logjistikës së FSK-së

24.06.2022

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, i kryesuar nga nënkryetari i parë, Enver Dugolli, në kuadër të aktiviteteve mbikëqyrëse, sot realizoi vizitën pune në Komandën e Logjistikës së FSK-së në Prishtinë.

Misioni i kësaj Komande është sigurimi i kapaciteteve mbështetëse me furnizim, transport, mirëmbajtje dhe mbështetje mjekësore, me qëllim të përmbushjes së misionit të FSK-së.

Komisioni u prit në këtë takim nga Gjeneral Naim Haziri. Gjatë këtij takimi Komisioni u njoftua me strukturën, fushën e përgjegjësisë, personelin, Planin e Zhvillimit të Komandës së Logjistikës, si dhe synimet e kësaj Komande për vitet 2023-2025.

Tutje Komisioni u njoh me kushtet e punës, sfidat dhe nevojën për mbështetje tutje të kësaj Komande dhe FSK-së në përgjithësi nga ana e Komisionit. 

Komisioni njëzëri shprehu mbështetjen që do të ofrohet për avancimin e FSK-së, në mënyrë që të jetë në përputhe me standardet ndërkombëtare.

Pas përfundimit të takimit, Komisioni vizitoi Qendrën Mjekësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Regjimentin e Mjekësisë, ku u njoh më nga afër me punën praktike që bëhet nga ushtarakët në këtë drejtim.