Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, në pajtim me Ligjin nr. 06/l-114 për Zyrtarët Publikë, ka emëruar sot drejtorin e Drejtorisë për Hulumtime, Bibliotekë dhe Arkiv, Arben Loshi, Zëvendësues të Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit.
Pas emërimit, u zhvillua ceremonia e dorëzim-pranimit të detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, me ç’rast z. Loshi pranoi zyrtarisht detyrën nga Sekretari i deritashëm, Ismet Krasniqi.