Kuvendi i Republikës së Kosovës

Komisioni për Integrim Evropian takoi një delegacion nga Bundestagu Gjerman 

09.02.2024

Komisioni për Integrim Evropian, i prirë nga  Rrezarta Krasniqi, kryetare e këtij Komisioni, priti sot në takim deputetë të Parlamentit Gjerman, anëtarë të Grupit për Evropën Juglindore. 

Gjatë këtij takimi, i cili u zhvillua në një frymë shumë miqësore,  u diskutua për situatën në vend dhe rajon, si dhe mundësit e bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet të dyja parlamenteve. 

Duke folur për integrimin evropian, kryetarja Krasniqi, vlerësoi se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, për ne ka rëndësi të veçantë, andaj, shtoi ajo, për këtë kërkojmë mbështetje nga Gjermania. 

Më tej, kryetarja e Komisionit u shpreh se, për vendin tonë,  anëtarësimi në NATO dhe BE mbetet prioritet, i cili sipas saj, do t’i kontribuonte paqes afatgjate në mbarë Evropën. 

Josip Juratoviq, udhëheqës i delegacionit gjerman, ndërkaq, pasi falënderoi Komisionin për pritjen, ai i siguroi ata se përkrahja e shtetit që ai përfaqëson, do të jetë e pa rezervë edhe në të ardhmen. 

Për të qenë më efikas në përmbushjen e objektivave të përbashkëta, Juratoviq u angazhua për një bashkëpunim edhe më të ngushtë ndërmjet institucioneve shtetërore të të dyja vendeve.