Kuvendi i Republikës së Kosovës

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqene Sociale dhe Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere priti në takim një delegacion nga Komisioni i Punës dhe Çështjeve Sociale nga parlamenti gjerman

17.09.2024

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqene Sociale dhe Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere priti në takim një delegacion nga Komisioni i Punës dhe Çështjeve Sociale nga parlamenti gjerman. 

Takimi u bashkëkryesua nga kryetarët e komisioneve parlamentare përkatëse, Armend Muja dhe Fatmire Kollçaku.

Qëllimi i këtij takimi ishte shkëmbimi i përvojave ndërmjet komisioneve parlamentare të Kuvendit të Kosovës dhe të Parlamentit të Gjermanisë.

Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Fatmire Kollçaku, falënderoi delegacionin gjerman për bashkëpunimin dhe ndihmën e dhënë nga shteti gjerman, duke theksuar se Kosova dhe Gjermania kanë një bashkëpunim të madh në fushën e shëndetësisë. 

Deputetja Kollçaku tha se Qeveria e Kosovës është duke punuar për të bërë ndryshime në pjesën e legjislativit për të përmirësuar jetën sociale në Kosovë, ndaj vlerësoi nevojën e bashkëpunimit në funksionalizimin e ndërmarrjeve sociale.

Edhe kryetari i Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, Armend Muja, e vlerësoi lartë kontributin që ka dhënë shteti gjerman në të gjitha fazat e shtet ndërtimit të Kosovës. 

Në vazhdim, deputeti gjerman, Carl-Julius Cronenberg, theksoi rëndësinë e sigurimit shëndetësor në Kosovë, që sipas tij, do të krijonte një standard të ri në fushën e shëndetësisë në Kosovë. 

Kurse, deputetja gjermane, Anelika Glöckner, tha se për palën gjermane është me interes që të lidhen sa më shumë marrëveshje, duke pasur parasysh gjendjen sociale në të dyja vendet.   

Lidhur me mundësinë e shkëmbimit të përvojave ndërmjet të dyja vendeve, diskutuan edhe anëtarët tjerë të komisioneve parlamentare.