Kuvendi i Republikës së Kosovës

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim priti në takim shefin e Avokatit të Popullit të Turqisë, Seref Mallkoq  

25.05.2023

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim ka mbajtur një takim të përbashkët me z. Seref Mallkoq, shef i Avokatit të Popullit të Turqisë dhe Seyda Çimeli Aydin, zëvendësambasadore e Republikës së Turqisë në Kosovë.

 

Në këtë takim u diskutua lidhur me të drejtat e njeriut në Kosovë, për veprimet e qëndrueshme të institucioneve të të dy vendeve, për drejtësinë e bazuar në mbrojtjen e komuniteteve dhe sistemin ligjor.

 

Anëtarët e Komisionit shpalosën temat lidhur me respektimin e të drejtave të komuniteteve, përfaqësimi i tyre në institucionet e Kosovës, adresimin e projektligjeve në aspektin e të drejtave dhe interesave të komuniteteve, bashkëpunimin e ngushtë me ministritë përkatëse, si dhe për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

 

Pas përfundimit të takimit Mallkoq dhe bashkëpunëtorët e tij vizituan sallën e seancës plenare me ç'rast takuan ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.