Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës mbajti sot mbledhjen e radhës, nën drejtimin e kryetarit Glauk Konjufca.
Në këtë mbledhje Kryesia u dakordua që, për shkak të vizitave jashtë vendit të dy delegacioneve të Kuvendit, seanca e radhës të mbahet javën e ardhshme.
Për rendin e ditës do të diskutohet në mbledhjen e radhës të Kryesisë.
Në mbledhjen e sotme Kryesia po ashtu shqyrtoi edhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e saj.