Kuvendi i Republikës së Kosovës

Kryetari Glauk Konjufca bëri nderime në Kompleksin memorial në Gllogjan

24.03.2023

Me rastin e 25-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bëri homazhe në Kompleksin memorial të varrezave “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan. 

Në shenjë nderimi për dëshmorët, kryetari Konjufca vendosi lule pranë memorialit dhe po ashtu vizitoi Kullën-muze.