Kuvendi i Republikës së Kosovës

Kryetari Glauk Konjufca priti në takim ambasadorin jorezident të Katarit, Jabor Ali Hussein Al Hawashela Al Dosari 

23.02.2024

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ambasadorin e Shtetit të Katarit, jorezident në Republikën e Kosovës, Jabor Ali Hussein Al Hawashela Al Dosari. 

Kryetari Konjufca, me këtë rast, ka uruar ambasadorin Al Dosari për detyrën dhe ka vlerësuar lart marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy shteteve tona. 

Po ashtu Kryetari i Kuvendit shprehu mirënjohje për Shtetin e Katarit, për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare. 

Duke e falënderuar Kryetarin Konjufca për pritjen, ambasadori Al Dosari ritheksoi vazhdimin e përkrahjes së vendit të tij për Kosovën. 

Kryetari Konjufca dhe ambasadori Al Dosari shprehën gatishmërinë për avancimin e raporteve miqësore dhe zgjerimin e mundësive të bashkëpunimimit në fusha të ndryshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Katarit.