Kuvendi i Republikës së Kosovës

Mbledhje e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim Dhe Zhvillim

17.09.2024
Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, kryesuar nga kryetarja Fitore Pacolli-Dalipi, mbajti mbledhjen e radhës, në të cilën u shqyrtuan në parim dy projektligje.
 
Fillimisht kryetarja Pacolli-Dalipi i njoftoi anëtarët e Komisionit lidhur me takimin e djeshëm me ministren Federale të Gjermanisë për Evropë dhe Klimë, Anna Lürhman, takim të cilin e cilësoi si një mundësi të mirë për thellimin e bashkëpunimit mes dy shteteve përkitazi me çështjet kyçe që ndërlidhen me zhvillimin energjetik dhe mbrojtjen e mjedisit.
 
Mbledhja vazhdoi me shqyrtimin e dy projektligjeve në parim; Projektligjit për banim social dhe të përballueshëm, si dhe Projektligjit për ndalimin e përdorimit të pijeve energjike për personat e moshës nën tetëmbëdhjetë (18) vjeç, të cilat u miratuan nga ana e deputetëve.
 
Gjatë kësaj mbledhjeje u shqyrtua dhe më pas u miratua raporti i punës për sesionin pranveror 2024, ndërkaq u formua grupi punues për Projektligjin për Ofruesin e Shërbimeve të navigacionit ajror, në përbërje: deputeti Ekrem Mustafa, kryetar, si si dhe deputetët Jetmira Vrenezi dhe Isak Shabani, anëtarë.  
 
Në fund të takimit anëtarët e Komisionit u dakorduan që nesër t’i bëhet një vizitë së bashku Liqenit të Ujmanit në Mitrovicë.