Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nesër Kuvendi mblidhet në seancë plenare

21.02.2024

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, e paraparë për sot, nuk u mbajt në mungesë të kuorumit. Rrjedhimisht, kryetari Glauk Konjufca, konform kompetencave të tij kushtetuese dhe në konsultim me përfaqësuesit e grupeve parlamentare, vendosi që Kuvendi të mblidhet në seancë nesër, për të vijuar me trajtimin e pikave të mbetura nga seancat e 8 dhe 14 shkurtit.