Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane

23.03.2023

Komisioni për Integrime Evropiane, kryesuar nga kryetarja, Rrezarta Krasniqi, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilën ka shqyrtuar tri projektligje. 

Për qëllimin e këtyre projektligjeve foli kryetarja e Komisionit, Krasniqi, e cila bëri të ditur se ato përfshijnë amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

Pas shqyrtimit të tyre, Komisioni përkrahu vetëm Projektligjin për Prokurorin e Shtetit, ndërkaq, Projektligji nr.08/L-110 për Agjencinë e Kosovës për Akreditim, si dhe Projektligji për trajtimin e ndërtimeve pa leje, nuk u përkrahën.