Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion …

22.03.2023

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, mbajti mbledhjen e rregullt, kryesuar nga kryetari Adnan Rrustemi.

Në këtë mbledhje, pas shqyrtimit u miratuan raportet e komisioneve të përhershme për Projektligjin nr. .08/L-155 për Sanksionet e Shënjestruara kundër Shkelësve të Huaj të të Drejtave të Njeriut.

Po ashtu, pas shqyrtimit, komisioni miratoi raportin me amendamente për Projektligjin nr.08/L-110 për Agjencinë e Kosovës për Akreditim.

Tutje, komisioni formoi grupet punuese për Projektligjin nr.08/L-182 për Konfliktet Administrative, për Projektligjin nr. 08/l-191 për Ekspertët Gjyqësor dhe për Projektligjin nr. 08/L-194 për Sistemin Qendror të Evidencës Penale të Kosovës.