Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion …

30.11.2023

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, mbajti mbledhjen e rregullt, kryesuar nga Adnan Rrustemi, kryetar.

Në këtë mbledhje u përkrahën raportet me amendamente të komisioneve funksionale për Projektligjin nr.08/L-243 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L - 037 për Metrologji dhe për Projektligjin nr.08/L-240 për Agjencinë e Regjistrimit Civil.

Komisioni mori vendim edhe për shpalljen e konkursit për zgjedhjen e një anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), nga radhët e shoqërisë civile.

Po ashtu, komisioni kërkoi nga Oda e Avokatëve të Kosovës (OAK), të bëjë propozimet për anëtar të KPK-së.