Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion …

17.09.2024

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, mbajti mbledhjen e rregullt, kryesuar nga Adnan Rrustemi, kryetar.

Në këtë mbledhje u miratua raporti i punës së komisionit për sesionin pranveror 2024.

Poashtu, u miratua raporti i mbikëqyrjes së zbatimit të Ligjit nr. 05/L-049 për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin 08/-L-034, si dhe raporti i mbikëqyrjes së zbatimit të Kodit nr.06/L-006 i Drejtësisë për të Mitur.

Tutje, komisioni diskutoi lidhur me kërkesën e pranuar nga U.D. i Kryeprokurorit të Shtetit, për inicimin e procedurave për plotësim ndryshimin e Ligjit nr. 08/L-168 për Prokurorinë Speciale.

Pas ezaurimit të debatit, komisioni mori vendim që të nis procedurat ligjore për plotësim ndryshimin e Ligjit nr. 08/L-168 për Prokurorinë Speciale.