Kuvendi i Republikës së Kosovës

Seanca plenare e Kuvendit

31.10.2024

Kuvendi i Republikës së Kosovës mbajti sot seancën plenare të radhës, nën drejtimin e kryetarit Glauk Konjufca (një pjesë e seancës u drejtua nga nënkryetarja Saranda Bogujevci), sipas rendit të ditës së propozuar nga Kryesia e Kuvendit. 

Pas ezaurimit të deklarimeve jashtë rendit të ditës, Kuvendi miratoi propozimin e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për zëvendësimin e deputetëve në komisione parlamentare, përderisa propozim-vendimi për hartimin e Nismës legjislative të qytetarëve nga Qeveria e Republikës së Kosovës, u  hoq nga rendi i ditës, për t'u thyer për shqyrtim të serishëm në Kryesi. 

Në vijim Kuvendi miratoi në shqyrtim të dytë tri projektligje: Projektligjin për mbrojtjen e konsumatorit, Projektligji për kripto-asetet, si dhe Projektligjin për regjistrin e pronarëve përfitues. 

Këtu Kuvendi ndërpreu punimet për sot, me njoftimin për vazhdimin e tyre të hënën, më 4 nëntor 2024, në ora 12:00, me pikat e mbetura.