Kuvendi i Republikës së Kosovës

Udhëheqësit e lartë shtetëror bënë homazhe te Obelisku i të Zhdukurve me Dhunë

30.08.2024
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve me Dhunë, nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Saranda Bogujevci, së bashku me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministren Donika Gërvalla, bëri homazhe dhe vendosi lule pranë Obeliskut të të Zhdukurve me Dhunë, para ndërtesës së Kuvendit.
 
Për t’i nderuar 1595 të zhdukur me dhunë në luftën e fundit në Kosovë, homazhe pranë Obeliskut kanë bërë edhe kryetari i Komisionit Qeveritar për të Zhdukurit me Dhunë, Andin Hoti, familjarë të të zhdukurve, shoqatat, ambasadorë të vendeve mike në Kosovë, si dhe misionet e ndryshme ndërkombëtare në Kosovë. 
 
Gjatë luftës në Kosovë u rrëmbyen dhe u zhduken me dhunë mijëra qytetarë nga forcat ushtarake serbe. 
 
Institucionet e Republikës së Kosovës në vazhdimësi kërkojnë zbardhjen e fatit të 1595 personave të zhdukur me dhunë.