Kuvendi i Republikës së Kosovës

Vizitë e Komisionit për Arsim në Universitetin Publik ‘’Kadri Zeka’’ në Gjilan  

21.02.2024

Gjatë ditës së sotme, anëtarët e Komisionit për Arsim Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, vizituan Universitetin Publik ’’Kadri Zeka’’ në Gjilan.
 
Anëtarët e Komisionit u takuan me rektorin dhe stafin akademik të Universitetit Publik "Kadri Zeka" në Gjilan, ku qëllimi i vizitës ishte njohja për së afërmi me aktivitetet, punën dhe sfidat me të cilat ballafaqohet ky institucion. 
 
Rektori falënderoi anëtarët e Komisionit për vizitën, i njoftoi me punën e aktivitetin e universitetit, programet e studimit ndërsa si sfidë përmendi kufizimet buxhetore me theks të veçantë në kategorinë pagave. Në këtë takim u diskutua po ashtu që në të ardhmen të krijohen kushte për programe të reja për të përmbushur nevojat e tregut të punës.
 
Anëtarët e Komisionit theksuan se përvojat dhe idetë e ndryshme të ndara në këtë takim do të jenë një frymëzim për veprime të mëtejshme për të rritur cilësinë në arsimit e lartë.