Kuvendi i Republikës së Kosovës

Daci priti ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, Eduar Kukan

18.03.2015

Lidershipi i Kosovës unik për pavarësinë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës në takimin e sotëm me ministrin e Punëve të Jashtëm të Sllovakisë, Eduar Kukan, ka theksuar se liderët politikë dhe institucional të Kosovës janë të vendosur për realizimin e pavarësinë së vendit dhe ka ripërsëritur qëndrimin e tij se çështja e statusit të Kosovës është e panegociueshme, por se mund të bisedohet rruga e realizimit të pavarësisë.

Për një shteti të lirë e demokratik

Daci ka shprehur vizionin e institucioneve dhe të qytetarëve të Kosovës për krijimin e një shteti të lirë e demokratik, të hapur për bashkëpunim ekonomik dhe të mbyllur ndaj krimit.

Serbët në Kosovë kanë edhe arsim universitar në gjuhën e tyre amtare

Duke folur për lirit e të drejtat e minoriteteve, Daci ka pohuar se serbët në Kosovë, me vetëm pesë për qind të popullsisë, e kanë edhe arsim universitar në gjuhën e tyre amtare. Ai, ndërkaq, ka përmendur se mbi 2O për qind të territorit nuk kontrollojnë as UNMIK-, as Qeveria e Kosovës, por institucionet paralele serbe të mbështetura nga Beogradi.

UE i interesuar për qëndrueshmërinë e rajonit

Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Eduar Kukan, ka theksuar se vendi i tij, si anëtar i Unionit Evropian është shumë i interesuar për qëndrueshmërinë e rajonit dhe të mos përsëritën më ngjarjet tragjike në fundshekullin e kaluar. Ai e ka vlerësuar shumë të rëndësishme për Kosovën dhe të ardhmen e saj që lidershipi të jetë unik në këto momente kur vendoset për ardhmërinë.

Sllovakia hap zyrën në Prishtinë

Kukan e ka njoftuar kryeparlamentarin Daci se Sllovakia do të hap zyrën e saj në Prishtinë.